Kuvendi i 11 Dhjetorit, Kariqi: Basha mund t'i provojë forcat duke dalë në popull. Hoxha: Do jetë procesi më transparent në 30 vite
Lideri historik i demokratëve Sali Berisha, nesër, 11 Dhjetor mbledh Kuvendin Kombëtar të PD-së.
Çfarë pritet të ndodhë në këtë Kuvend? Çfarë do të sjellë?
Ish-anëtari i PD-së Indrit Hoxha i ftuar në studion e emisionit "Ditë e Re" në RTV Ora me moderator Arjola Shehu dhe Arjon Muça u shpreh se ky Kuvend për herë të parë në 30 vite është thirrur nga anëtarët e saj.
Hoxha: Kjo do të thotë që kur shumica flet, minoranca është e detyruar t'i bashkangjitet shumicës. Momentalisht ne jemi në 5100 firma të cilat gjendjen në zyrat e PD-së, 5100 kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit, por pjesëmarrja e delegatëve do jetë shumë herë më e madhe. Kryetari nuk mund të thërresë një Kuvend kur është thirrur nga anëtarësia. Nuk mund të ketë vendime në PD nga 26 të emëruar dhe rrogëtarë të kryetarit të PD-së. Statuti i PD-së është përdhunuar gjatë këtyre 8 viteve nga Lulzim Basha.
Gazetari Arnold Kariqi në studion e "Ditë e Re" u shpreh se kjo që po ndodh në PD duhet të kishte ndodhur më parë sepse i bën mirë partisë.
Kariqi: Nuk do të ketë asnjë përçarje, kjo që po ndodh në PD duhet të ndodhte dhe po i bën mirë partisë. Ne shohim demokratët të cilët përpara lëvizjes së Berishës ishin të gjithë të pashpresë në lidhje me lidershipin e saj dhe karshi Edi Ramës sepse kemi një kryeministër që fiton për herë të tretë dhe një PD që humbet për herë të tretë, pra nuk ka më shpresë kur një parti vetëm humbet, humbet, humbet.
Basha ka një problem, që pas çdo humbje nis një betejë. Këtë herë e nisi betejën me zotin Berisha. Berisha është themelues i asaj partie, është një njeri që e ka nxjerrë nga fitorja në fitore atë parti. Padyshim ka pasur gabimet dhe humbjet e veta, por demokratët me Berishën në krye kanë njohur vetëm fitore. Berisha ndryshe nga Basha ka një mbështetje të madhe. Basha mund t'i provojë forcat e tij, të dalë në popull dhe të kërkojë mbështetje.
Gazetari Elkier Bushkolaj u shpreh se Basha mendon që opozita është çështje procedurash, pro në fakt është çështje fryme.
Atentat në Laç: Ekzekutohet brenda në makinë 55-vjeçar
10 Dhjetor, 09:05
Bushkolaj: Në "Foltore" ka pasur njerëz që kanë ardhur nga emigrimi, pikërisht për t'iu bashkuar Berishës. Pothuajse në çdo "Foltore" kanë ardhur njerëz nga jashtë me mesazhe shprese. "Foltorja" ka sjellë një frymë lirie që për hir të së vërtetës PD-së i ka munguar.
Hoxha tha se Kuvendi do zhvillohet me transparencë, një proces që nuk ka ndodhur për 30 vit në Shqipëri.

