Bora 30 centimetra në Dardhë, ja gjendja e rrugëve në Korçë

Prefektura e Korçës  njofton situatën aktuale të rrugëve dhe të kushteve atmosferikë në Korçë.

Gjatë natës kanë vazhduar reshjet e shiut e dëborës në lartësitë mbi 1100 m, ndërsa trashësia e dëborës në Dardhë varion 20-30 cm, në Voskopojë e Qafa Qarrit deri 5 cm.

 Akset rrugore nacionale dhe ato dytësore janë të kalueshme dhe pa probleme.

Ka filluar nga bashkia Korçë hapja e segmentit dytësor Vithkuq-Shtylle-Panarit.

Nga raportimet e marra nuk ka problematika emergjente, ka pasur ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike, por që është mbajtur në kontroll nga punonjësit e OSHEE.

Prurjet e lumenjve kanë qenë normale dhe pa probleme. Gjithashtu edhe niveli i ujërave në rezervuar e ujëmbledhës është në kuota normale.

Bora 30 centimetra në Dardhë, ja gjendja e rrugëve në

Bora 30 centimetra në Dardhë, ja gjendja e rrugëve në