"Gjuha e Escobar ishte korrekte", gazetari: Ambasadorja Kim ka mbajtur qëndrime të njëanshme

Nesër, më 11 dhjetor, zoti Berisha ka thirrur Kuvendin e PD-së i cili do të mbahet në stadiumin "Air Albania."

Ndërsa vetëm 2 ditë para Kuvendit të Berishës, i dërguari i Posaçëm ëpr Ballkanin, Gabriekl Escobar vizitoi Shqipërinë. Ai u takua me kreun demokrat Luklzim Basha, ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe me kryeministrin Rama. Fikusi i diskutimeve me zyrtarët ishte lufta kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë.

Gazetari Elkier Bushkolaj, i ftuar në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora me moderator Arjola Shehu dhe Arjon Muça u shpreh se nuk kishte asgjë të re nga fronti i perëndimit.

Bushkolaj: Folën për korrupsionin, Amerika i di shumë mirë se kush janë problemet e korrupsionit. Në raportet e DASH, Shqipëria cilësohet si një nga vendet më të korruptuara në Evropë dhe në botë.  E cilësojnë Shqipërinë si një vend ku pastrohen paratë e krimit të organizuar kryesisht në sektorin e ndërtimit, madje kjo është faktuar jo vetëm nga raporti i DASH, por nga të gjitha raportet prestigjioze ndërkombëtare.

Bushkolaj u shpreh se mesazhet e Escobar ishin të qarta, luftë kundër korrupsionit, madje gjuha e tij ishte më korrekte se gjuha e ambasadores Kim.

Bushkolaj: Muajt e fundit ambasadorja ka mbajtur qëndrime të njëanshme duke shkelur çdo konventë ndërkombëtare të diplomatëve.

I pyetur nëse kjo vjen për marrëdhënie njerëzore që ambasadorja ka me një palë apo me tjetrën apo si pasojë e interesave, Bushkolaj tha se do ishim hipokrit nëse do flisnim për marrëdhënie njerëzore.

Bushkolaj: Ka shumë ambasadorë të cilët vijnë në Shqipëri që kryejnë misionin e tyre dhe largohen. Është paradoksale të mendojmë se ata e duan Shqipërinë një vend më të mirë se sa ne, sepse në fund të ditës jemi ne që jetojmë këtu. Nuk e kam parë ambasadoren amerikane që të flasë realisht për tema të nxehta. Doli zonja dhe uroi 29 nëntorin gjë që nuk e ka bërë asnjë ambasador amerikan më përpara sepse ende në Shqipëri ka shumë persona që nuk e pranojnë si datë çlirimi.

Gazetari u shpreh se para se ta bëjë këtë Amerika duhet të ketë një vëmendje të shtuar te krimet e komunizmit.