"8 dhjetori" i përçarë i PD-së, Berisha mbledh foltoren e fundit: Do e rithemelojmë. Basha: S'e dorëzojmë
8 Dhjetori, dita e Rinsië, pas 31 vitesh e gjeti Partinë Demokratike ndoshta më të përçarë se kurrë, që nga themelimi i saj. Sali Berisha ishte në qytetin studenti pranë bustit të Azem Hajdarit, ndërsa Lulzim Basha iu bashkua një aktiviteti të fondacionit për liri dhe demokraci.
Djali i vogël i heroit të demokracisë, që mban emrin e të atit, pasi vendosi kurorë me lule pranë shtatores të Azem Hajdarit, u ul në krah të Sali Berishës, sëbashku me disa prej ish studentëvë të dhjetorit të vitit 1990.
Sheshi “Demokracia” në qytetet Studenti u kthye në foltoren e fundit të liderit historik të PD Sali Berisha, i cili në Ditën e Rinisë kërkoi mbështetjen e demokratëve për ta rikthyer atë sërish në krye të PD pas 8 viteve.
Pas 31 vitesh ai foli për rithemelim të PD-së.
"Të rithemelojmë partinë e dhjetorit 1990. Partinë e studentëve e të rinjve" tha Berisha.
Por Lulzim Basha disa kilometra më larg, u zotua se nuk do ta dorëzojë Partinë Demokratike, duke theksuar se kjo force politike do të tregojë se ekziston nga forca dhe bashkimi i saj.
Lulzim Basha: “Zotohem para jush dhe para çdo shqiptari që na ndjek në 8 dhjetor në këtë ditë të shenjtë, ditën e rinisë, ditën e lirisë se Partia Demokratike është në këmbë, Partia Demokratike është e fortë, Partia Demokratike ka ditur dhe do të dijë të qëndroje në këmbë e fortë, e bashkuar sepse ne kemi një mision, lirinë demokracinë Shqipërinë si gjithë Europa. E kemi marrë nga dhjetoristët dhe nuk e dorëzojmë deri sa ta bëjmë realitet."
Por për të maksimizuar mbështetjen e demokratëve në Kuvendin e 11 Dhjetorit, Sali Berisha, nuk i kurseu akuzat për Lulzim Bashën, duke e etiketuar si peng të Edi Ramës, e të dy bashkë armiq të vendit.
Sali Berisha: “Pas 8 vitesh meriton të quhet se Lulzim Boshi, apo peng kryetari. Edi Rama është armiku më i egër i pluralizmit dhe demokracisë në Shqipëri. Basha ështës tradhëtari më i madh i tyre”
Por Lulzim Basha, Lulzim Basha nuk ja përmendi emrin në asnjë moment, por një mesazh e kishte për ish kryetarin e tij, Sali Berisha. E ketu kishte njëfalje për demokratët.
Lulzim Basha: “31 vite më vonë, nuk ka më kohë për mua, nuk ka më kohë për brezin tim sepse do të ishte një mëkat i pashlyeshëm ndaj 17-vjeçarëve të sotëm, ndaj 20-vjeçarëve të sotëm që të mbyllim sytë e të mos pranojmë atë pjesë të fajit që është e jona, faktin që shkulëm komunizmin por jo mentalitetin komunist”
Në këtë përvjetor të 31 të lëvizjes studentore u vu re mungesa e themeluesve të PD, emra të rëndësishëm që ende të paktën publikisht nuk janë shprehur nse Kuvendi i 11 apo 18 dhjetorit do të rikthejë demokracinë në selinë blu.


