“Mjaft e telefonuat”, Ajaxi njofton rinovimin më të rëndësishëm
Krahas Liverpoolit që bëri një paraqitje të jashtëzakonshme në grupet e Champions League duke arritur 6 fitore në 6 ndeshje në Grupe, diçka të tillë e bëri edhe Ajaxi pavarësisht se për klubin holandez nuk ka kaq shumë zhurmë mediatike. Në fakt “harkëtarët” janë një ndër ekipet më të mira dhe në formë në Europë për momentin dhe një meritë të madhe ka edhe Marc Overmars, Drejtori Sportiv, ish mesfushori emblematik i klubit.
Grupi i fortë i lojtarëve që ka aktualisht Ajaxi është meritë e Overmars i cili zgjodhi edhe trajnerin edhe lojtarët për një ekip kaq fitues dhe të bukur. Në fakt kontrata e tij skadonte vitin e ardhshëm por Ajaxi i ka paraprirë çdo rreziku të mundshëm duke njoftuar rinovimin me Dr. Sportiv për 5 vitet e ardhshme.
Madje në njoftimin e klubit vjen edhe mesazhi “Stop telefonatave drejt Marc”, duke paralajmëruar se tashmë ai ka një kontratë dhe nuk do të largohet.
Stop calling Marc ????????
— AFC Ajax (@AFCAjax) December 8, 2021
Për Overmars përflitej se Newcastle i manjatëve arabë kishte bërë përpara për ta afruar por Ajaxi bëri lëvizje të shpejtë duke mbyllur çdo mundësi që “ylli” i klubit të largohet./Ora News/.
