Tifozët prisnin yje, Newcastle me listë zhgënjyese emrash në merkato

Blerja e Newcastle nga fondi PIF, që thuhet se kontrollohet nga froni mbretëror i Arabisë Saudite gëzoi tej mase tifozët e klubit anglez dhe shqetësoi po aq shumë edhe klubet e tjera të mëdha. Në fakt në Premier League kluvet votuan një normë që pengon sponsorizimet e mëdha nga Arabia dhe kjo ndoshta ka ndikuar edhe listën e merkatos së Newcastle ku janë zbuluar disa emra që duket se po zhgënjejnë tifozët.

Të paktën Vlahoviç, Trippier dhe Lingard ishin emrat e lakuar për në Janar por “Daily Mirror” ka bërë publike emrat që po negocion Newcastle dhe tifozët kanë mbetur të shokuar.

“Mohamed Elneny i Arsenal, Lloyd Kelly i Bournemouth, Joe Rodon i Tottenham, Sven Botman i Lille dhe mbrojtësi gjerman Matthias Ginter, po negociohen nga drejtuesit dhe me gjithë respektin për ta, tifozët janë shumë të pakënaqur.

Një tjetër lojtar që pëlqehet nga Eddie Howe është Tyrese Campbell i Stoke City që ka shënar 3 gola në 10 ndeshje i cili mund të bëhet blerja e parë në Janar. Një zhgënjim i vertetë për Newcastle por ndoshta është vetëm fillimi…/Ora News/.