Publikohen pjesëmarrësit e Australian Open. Ka surpriza me Djokoviç e Williams

Novak Djokovic do të marrë pjesë në Australian Open që do të mbahet nga 17 janari në Melburn. Emri i tenistit serb, numër një në botë është në listën zyrtare të pjesëmarrësve duke hedhur poshtë aludimet e fundit.

Pjesëmarrja në garë kishte qenë prej kohësh në pikëpyetje sepse kampioni serb, i cili fitoi turneun vitin e kaluar, nuk donte të tregonte nëse ishte i vaksinuar kundër Covid.

Edhe i ati i tij kishte paralajmëruar se kundrejt një vaksinimi të detyruar në Australi, Novak nuk do të merrte pjesë por duket se diçka e tillë është zgjidhur.

Një tjetër mungesë e madhe e turneut por që ishte paralajmëruar edhe më parë është Roger Federer, tenisti më i dashur për tifozët i cili prej dëmtimeve nuk ka rrezikuar të luajë në Grand Slamin e parë të sezonit.

Megjithatë edhe për femra ka surpriza. Mungesa e madhe do të jetë Serena Williams: fituese e 23 slam-eve - një më pak se Margaret Court, e cila mban rekordin.Amerikania duhet të kishte luajtur, por emri i saj nuk figuron në listën zyrtare dhe arsyeja nuk dihet ende./Ora News/.