Covid-19/ Muka: Ministria s’ka qenë transparente për rastet, të bëhet analizë e asaj që ka ndodhur

Mjeku Taulant Muka, është shprehur se gjendja epidemiologjik në vendin tonë është konstante, ndërsa shton se ditët e fundit ka pasur një tendencë në ulje të rasteve të reja.

Në një intervistë për RTV Ora, me gazetaren Besmira Pelushaj është shprehur se Ministria e Shëndetësisë nuk ka qenë transparente në raportimin shifrave të Covid-19, dhe kjo sipas tij e bën të vështirë për të dalluar se si është situata në vendin tonë.

Taulant Muka: Gjendja në Shqipëri është konstante. Kemi pasur një tendencë në ulje të rasteve të reja. Rastet në Shqipëri është shumë e vështirë të dallohen pasi varet nga mënyra se si shteti i raporton. Ministria nuk ka qenë transparente në lidhje me rastet. Gjithsesi situate duket se është me e qetë dhe kjo ka ndodhur për dy arsye, për shkak të vaksinimit dhe imuniteti që është fituar nga infeksioni. Të dyja japin një mbrojtje të qëndrueshme për një kohë të gjatë.

Po ashtu Muka thekson se në vendin tonë duhet bëhen dy lloj testimesh, edhe për të parë se kush është i prekur nga Covid-19, por nga ana tjetër duhet të bëhen edhe testime për të parë imunitetin që kanë fituar njerëzit.

Taulant Muka: Sa më shumë testime të bëhen  aq më shumë dhe më mirë mund të kuptohet situate ku ne jemi  dhe besojë se testimi duhet të jetë në dy aspekte, në radhë të parë për gjetjen e personave pozitiv, për të kuptuar se ku jemi me situatën epidemiologjike, duhet të jenë edhe testimet e antitrupave, për të kuptuar seku jemi ne me imunitetin e fituar qoftë nga vaksina apo nga imuniteti natyral.

Ndër të tjera ai shprehet se nuk ka vend për panik, pasi sipas tij situata në muajt në vijim nuk do të jetë si më parë. Po ashtu ai shton se duhet bërë një analizë e asaj që ka ndodhur.

Taulant Muka; Besoj se nuk ka vend për panik dhe frikë. Ka nevojë për një analizë të asaj që ka ndodhur. Tre mujori I fundit gjatë verës ka pasur një rritje të vdekshmërisë në Shqipëri, nuk dihet nëse kjo është nxitur nga infeksioni që u përhap apo nga arsye të saktë. Nuk ka një analizë të qartë. Përgjegjësia është e shtetit.  Nuk ka një reflektim dhe as një transparencë. Në mungesë të një analize në muajt e kaluar është shumë e vështirë për të kuptuar atë që mund të ndodh në muajt në vazhdim. Por besoj se  në muajt në vazhdim situata nuk do të jetë si më parë.