“30 qershori” Presidenca: Kushtetuesja nuk përmbushi misionin e saj, në një linjë arsyetimi me qeverinë

Në një dalje për mediat, këshilltari ligjor i presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj u shpreh se gjykata Kushtetuese, duke shpallur moskompetencë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ka cenuar rëndë parimet e transparencës

Ai tha se Gjykata Kushtetuese nuk përmbushi misionin e saj sublim duke i zhgënjyer të gjitha, si dhe shtoi se është në një linjë arsyetimi me qeverinë.

Dervishaj: Është e qartë që me vendimmarrjen e saj Gjykata nuk kishte vullnet për të zgjidhur çështjen, por ia la sërish çështjen juridiksionit politik. Për ta bërë veten jo kompetente, Gjykata Kushtetuese ka cenuar rëndë parimet e transparencës. Më datë 23 qershor, Gjykata Kushtetuese, në mënyrë të papritur vendosi të pezullojë shqyrtimin çështjes dhe ti drejtohet Venecias. E vetmja palë në proces që i adresoi pyetje gjykatës ishte pala kërkuese, Shoqata e Bashkive. 

Nëse Gjykata nuk do të kishte anashkaluar pyetjet, sot do të kishin një vendim në themel. Ia la sërish çështjen juridiksionit politik. Për të shmangur themelimin e çështjes dhe për ta bërë veten jo kompetente, Gjykata Kushtetuese ka cenuar parimet e transparencës dhe të një procesi të rregull ligjor.  Gjykata Kushtetuese i zhgënjeu të gjithë. Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj e la çështjen pa zgjidhje. Gjykata Kushtetuese dhe Qeveria janë në të njëjtën linjë arsyetimi. Gjykata Kushtetuese nuk përmbushi misionin e saj sublim.