"Lufta nuk ndalet" / Mandi i Nishtullës: Nuk ia lë lekët Silvës nga inati. Dafi kërcënoi vajzat e mia se do i nxjerrë në rrugë
Vijojnë debatet dhe replikat në distancë mes Silva Gunbardhit dhe Mandi Nishtullës. Bëhet fjalë për fitimet në youtubë të këngës “Të ka lali shpirt”
Në një intervistë ekskluzive për D-Night në RTV Ora, mbrëmjen e sotme, Mandi i Nishtullës i kthen përgjigje këngëtares ndërsa lëshon akuza të forta ndaj bashkëshortit të saj se I ka kërcënuar vajzat e tij duke i thënë se do I nxjerrë në rrugë.
"Nuk ia lë nga inati. Ma ka bërë padrejtësisht. E kam besuar. E kam fut në shtëpi. i kam lënë fëmijët e mi në krahë, ndërsa sot burri I saj merr në telefon vajzat e mia dhe i ofendon dhe thotë se do i nxjerrë në rrugë. Kaq gangster është ai! Ai duhet të mendohet mirë para se të flasë. Se ne sa jemi të mirë aq jemi dhe të këqinj. Respektin na e marrin për dobësi."
Silva qan për lekët se nuk ka parë kaq shumë lekë" thote Mandi i Nishtullës.
Shikoni videon bashkangjitur link.
