Në pritje të Babagjyshit/11-vjeçari, ëndërr për një biçikletë, e ëma: Rroga ime nuk na del as për bukë
Ashtu si çdo fundvit edhe fëmijët shprehin ëndrrat dhe dëshirat me shpresën se babagjyshi do tua realizojë dëshirën. Një nënë 41-vjeçare thotë për Ora News se ndihet e pafuqishme përballë dëshirave të 3 fëmijëve të saj pasi me të ardhurat që merr nuk i ngop dot as me bukë. Në familje punon vetëm ajo pasi bashkëshorti është i papunë.
Teksa festat e fundvitit po ofrojnë dhe dëshirat e fëmijëve për të marrë dhurata janë të mëdha.
Ky është Limani, vetëm 11 vjeç. Prej vitesh u kërkon prindërve që ti blejnë një biçikletë, por pamundësitë ekonomike nuk ja realizuan kurrë ëndrrën.
"Kam qejf të kem një biçikletë si gjithë shokët e mi, ja kam kërkuar mamit por ajo nuk ka mundësi të ma blejë. Kjo është dëshira ime më e madhe, të kem një biçikletë."
Nëna e tij Lindita Murati tregon se ndihet e pafuqishme përballë kërkesave të djalit të saj të vetëm.
"Nuk e përballojmë dot. Tani është Viti i Ri, çuni kërkon veshëmbathje, kërkon dhe biçikletë të luajë me shokët. Ne nuk kemi mundësi të festojmë Vitin e Ri, jo të blejmë biçikletë."
Ajo thotë se me rrogën e saj prej 200 mijë lekësh të vjetra nuk ia del as të ushqejë familjen në kushtet kur edhe bashkëshorti i saj nuk ka një punë.
"Me vështirësi, unë punoj, burri punon me ditë. Kam tre fëmijë, me zor ja dalim".
Thirrja e saj shkon për sado pak ndihmë, pasi e vetme nuk mundet.
1 vit pa Kasem Hysenbelliun, Ndroqi: Luftoi për një media të pavarur
5 Dhjetor, 16:29


