Rama në SHBA në ceremoninë e "Vital Voice" me bashkëshorten Linda dhe djalin Zaho
Kryeministri Edi Rama u nderua me çmimin e solidaritetit nga Organizata “Vital Voices Global Partnership” në SHBA, për mikpritjen që Shqipëria iu bëri refugjatëve afganë, duke ofruar për ta strehim, arsimim, shërbime mjekësore, e mbështetje psikosociale.
Çmimi u dha në SHBA gjatë një mbrëmje të veçantë, të organizuar me këtë rast, gjatë të cilës u shfaq një dokumentar dhe një mesazh mirënjohës nga gratë afgane që ndodhen aktualisht në Shqipëri, drejtuar Kryeministrit Rama.
Çmimi iu dorëzua Kryeministrit Rama, nga ish Sekretarja e Shtetit të SHBA, zonja Hillary Clinton, njëkohësisht dhe një nga themelueset e organizatës, çmim, i cili dedikohet për njerëz të shquar që kanë treguar guxim dhe dhembshuri në mbrojtjen e grave dhe vajzave në mbarë botën.”
Në këtë ceremoni kryeministri Rama shoqërohej nga bashkëshorjta Linda dhe djali i tij i vogël, Zaho.
