Mbërrijnë masat e ftohta siberiane, borë në zonat malore, reshje të dobëta shiu në ultësirën perëndimore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Dhjetor 2021, 08:01
Masat e ftohta siberiane mbërrijnë në vendin tonë duke sjellë reshje dëbore në të gjithë zonën malore përgjatë shtrirjes lindore si edhe shira të dobët në ultësirën perëndimore.
Sipas MeteoAlb, parashikohet që orët e pasdites të sjellin ndërprerje të reshjeve, duke sjellë herë pas here intervale të shkurtra me kthjellime.
Prania e lagështirës së lartë në ajër do të bëjë që i i ftohti të ndjehet edhe më shumë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 12°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.