Bashkurti: Ramizi shpalli pluralizmin se nuk donte debat, strukturat e padukshme rezistuan edhe pas rrëzimit
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, profesori Lisen Bashkurti u shpreh se Ramiz Alia e shpalli menjëherë pluralizmin se nuk donte të nxiste debatin.
Ai shtoi se shteti ka funksionuar më shumë me struktura të padukshme dhe se kjo pjesë ka rezistuar gjatë edhe pas rrëzimit të sistemit.
Bashkurti: Disa ide të artikuluara në takim ishin kaotike. Studentët nuk kishin shumë informacion. Ramiz Alia e shpalli menjëherë pluralizmin se nuk donte të nxiste debatin. Donte të më nxiste dhe mua të flisja, por i thashë që kemi ardhur për të dëgjuar.
Shteti ka funksionuar më shumë me struktura të padukshme. Kjo pjesë ka rezistuar gjatë edhe pas rrëzimit të sistemit. Kur vinte Nexhmije Hoxha salla binte në qetësi, kur hynte Ramiz Alia nuk ngriheshim nga karriget ishte dhe mbeti gjithmonë i dyti.
