Gonxhe: Kishim frikë mos bëhej ndonjë grusht shteti ndaj Ramiz Alisë nga mbështetësit e Enver Hoxhës

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-student i dhjetorit Blendi Gonxhe u shpreh se në vitin 1990 studentët kishin frikë për jetën e tyre.

Ai shtoi se ekzistonte një frikë që të mos bëhej ndonjë grusht shteti ndaj Ramiz Alisë nga mbështetësit e Enver Hoxhës.

Gonxhe: Ne kemi qenë në zonë shumë ushtarake dhe një fjalë të hiqte jetën. Kishte edhe njerëz që mund të bënin një gjakderdhje. Ishim përfaqësues të një momenti historik. Shpesh herë nuk e dinim nëse do të arrinim të shkonim gjallë në shtëpi.

Kishim frikë mos bëhej ndonjë grusht shteti ndaj Ramiz Alisë nga mbështetësit e Enver Hoxhës. Në jug tërhiqeshin njerëzit zvarrë, po ashtu edhe në veri të vendit. Kam parë skena shumë të tmerrshme.