Bashkurti: Po shkonim të takonim Ramizin, më thanë numëro studentët sa janë që të dimë sa do kthehen
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, profesori Lisen Bashkurti u shpreh se organizova takimin me studentët në ’90-tën.
Ai shtoi se situata ishte shumë e rëndë, aq sa iu këshillua që të numëronte studentët që do të shkonin për të parë sa do të ktheheshin.
Bashkurti: Isha në një pozicion dualist. Organizova takimin me studentët, gjeta një autobus të sigurt. Vendi i takimit që u vendos në Pallatin e Brigadave ishte sekret, studentët nuk e dinin vendin. Më thanë që numëro studentët sa janë që të dimë sa do kthehen. Kjo ishte shumë shqetësuese.
E gjithë rruga ishte e mbushur me ushtarë të armatosur. Autobusi dukej si autobus funerali. Askush nuk fliste. Aty mund të parashikohej edhe një lëvizje nga forcat e sigurisë ku mund të kishte një lajthitje të sistemit. Ishte një porosi jo normale.
