Demeti: Arben Imami nuk lejoi Berishën të futej te studentët, por vetëm Gramoz Pashkon

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, pedagogu Arben Demeti u shpreh se të shtëpisë së tij nuk e dinin që do të shkonte në takim me Ramiz Alinë.

Ai shtoi se aty ku ishin studentët tentuan të futen Gramoz Pashko dhe Sali Berisha, por Arben Imami tha se Sali Berisha të mos futet, por vetëm Pashko.

Demeti: Ne shkuar 45 veta tek salla e telivizorit. Aty drejtonin Arben Imami dhe Azem Hajdari. Aty pastaj tentuan të futen Gramoz Pashko dhe Sali Berisha. Ben Imami tha se Sali Berisha të mos futet dhe Pashko të futet.

Të shtëpisë time nuk e dinin që do të shkoja në takim me Ramiz Alinë. Para se të hyja në mbledhje mendoja se unë, gruaja dhe fëmijët nuk do të ishim më pas atij takimi. Emocionet më të mëdha të jetës i kam përjetuar rrugës drejt atij takimi.