Budina: Ramiz Alia në një takim na tha se pushteti është marrë me gjak e vetëm me gjak do të lëshohet
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, regjizori Edmond Budina u shpreh se në vitet ‘90 të ikte koka, prandaj janë të rëndësishme të kujtohen ngjarjet.
Ai shtoi se në një fjalim që nisi Ramiz Alia në Pallatin e Kongreseve tha se pushtetin e kanë marrë me gjak dhe vetëm me gjak do ta lëshonin.
Budina: Aso kohe të ikte koka, është shumë e rëndësishme të kujtohen. Unë kam qenë në mbledhjen e intelektualeve që bëri Ramiz Alia në Pallatin e Kongreseve. Ishim ne më të rinjtë. Atje fjalimin e nisi Ramiz Alia se pushtetin e kanë marrë me gjak dhe vetëm me gjak do ta lëshonin.
Ishte frika se mund të të masakronin, nuk është gjë e thjeshtë. Ai që ndodhi më pas me studentët ishte shumë herë më e fuqishme. Në Akademinë e Arteve ishte një lëvizje shumë e fortë. Ne kishim vënë në Teatër Nata me Hënë ku vihej në lojë shteti, pasi ishte një shfaqje e ndaluar.

