Bashkurti: Pas vdekjes së Enver Hoxhës u mendua se do të kishte një frymë më tolerante, nuk ndodhi
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, profesori Lisen Bashkurti u shpreh se ndryshimet që erdhën në Shqipëri në vitet ’90 duhen vënë në një kontekst të caktuar.
Ai shtoi se pas vdekjes së Enver Hoxhës u mendua se do të kishte një frymë më tolerante, por nuk ndodhi, pasi Ramiz Alia e ngriti më lart kultin e Enver Hoxhës.
Bashkurti: Ndryshimet që erdhën në Shqipëri në vitet ’90 duhen vënë në një kontekst të caktuar. Ne ishim të fundit që bëmë transformimi. Pas ardhjes së Gorbaçit në Bashkimin Sovjektik filloi liberalizimi i Evropës Lindore.
Pas vdekjes së Enver Hoxhës u mendua se do të kishte një frymë më tolerante. Nuk ndodhi. Ramiz Alia e ngriti më lart kultin e Enver Hoxhës. Varfëria ekonomike e skajshme, represioni në rritje që shtoi pakënaqësitë dhe izolimi i jashtëzakonshëm ndikuan në kalbjen e sistemit të vjetër.
