“Xhaketa e re nuk bëhet me arna të vjetra” Demeti: Afishen e kishte bërë studenti Pandeli Majko
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, pedagogu Arben Demeti u shpreh se në vitet ’90 se situata në Qytet Studenti ishte e mbarsur dhe se ata që e shpërthyen lëvizjen ishin studentët e inxhinierisë.
Ai shtoi se në javën e fundit të nëntorit komiteti i rinisë së inxhinierisë nxori një afishe, ku një ndër to thoshte që xhaketa e re nuk bëhet me arna të vjetra. Ai tregoi se e kishte bërë Pandeli Majko.
Demeti: Situata në Qytet Studenti ishte e mbarsur. Ata që e shpërthyen lëvizjen ishin studentët e inxhinierisë. Unë isha i parapërgatitur për ndryshimet që do të vinin. Në javën e fundit të nëntorit komiteti i rinisë së inxhinierisë nxori një afishe. Një ndër to thoshte që xhaketa e re nuk bëhet me arna të vjetra. Mora vesh që e kishte bërë Pandeli Majko. Për dy javë komiteti i rinisë bëri takime me studentët e fakulteteve ku shpjegohej situata dhe nevoja për pluralizëm. Studentët u ngritën në protestë me herët se çfarë ishte planifikuar.
