Vlora rekord pas Tiranës, 15 efektivë policie përdorues droge
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Dhjetor 2021, 21:56
15 efektivë të policisë së Vlorës kanë rezultuar pozitivë në testin e drogës.
Ata ju shtohen 33 efektivëve të tjerë të policisë së Tiranës, Elbasanit dhe Shkodrës.
Efektivët nga drejtoritë e gjithë qarqeve në vend po i nënshtrohen analizës së gjakut dhe urinës për këtë qëllim.
Të parët që i janë nënshtruar testimit janë efektivët që punojnë në sektoret e rendit me më tepër kontakt me qytetarët.
