Rrëshqitje toke në Lezhë, izolohen banorët e 9 fshatrave
Nga Elvis Hila Përditësimi i fundit 6 Dhjetor 2021, 22:01
Reshjet e shiut të rëna gjatë 24 orëve të fundit kanë shkaktuar shembje gurësh dhe dherash në aksin Lezhë-Ungrej.
Rreth 4 km larg qendrës se fshatit Ungrej ka pësuar rëshqitje të tokës duke izoluar totalisht banorët e 9 fshatrave të kësaj Njesie Administrative.
Në atë zonë rapotohet nga banorët se ka patur edhe herë të tjera rrëshqitje të tokës duke izoluar qindra banorë të këtyre fshatrave.