Ju flet Moska - SPAK duhet të sekuestrojë Alpha Bank, sipas ligjit antimafia

SPAK duhet të sekuestrojë Alpha Bank, sipas ligjit antimafia ishte tema e kësaj të hëne në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.

Myftaraj: Alpha Bank e Greqisë ka rënë dakord me një bankë hungareze që t’i shesë asaj njësinë e saj në Shqipëri për 55 milionë euro.

Alpha Bank është ajo që është përmendur këto ditët e fundit për një skemë ndërkombëtare të pastrimit të parave të mafies sicialiane ku është përfshirë edhe Taçi.

Paratë kanë ardhur nga Zvicra dhe kanë mbërritur në Shqipëri. Sipas kodit Penal që të ketë vepër penale duhet të jetë kryer vepra e transferimit.

Pra, po shitet një bankë që është përzierë në një aferë të pastrimit të parave. Lindin disa pyetje këtu. Negociata për shtije mund të kenë nisur me herët, por ka një problem këtu.

SPAK-u do të merret me këtë çështje? SPAK-u duhet ta vinte në sekuestro sepse kështu thotë ligjiantimafia që kanë bërë këta.

Kjo çështje nuk mund të mbyllet kështu sepse Gent Sejko ka plot 25 vjet i lidhur me këtë bankë, bashkë me Ridvan Boden që do të japë miratimin.