Plagosi muratorin që refuzoi ti rregullonte banesën në Theth, arrestohet i riu në Shkodër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Dhjetor 2021, 21:26
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 26-vjeçarin e shpallur në kërkim për plagosjen me armë zjarri të 47-vjeçarit Gëzim Ndrezaj në Theth në shtator të këtij viti.
Blutë arrestuan Klisman Çunin, banues në Theth.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër për këtë shtetas ka caktuar masën e sigurisë “Arres në burg”.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Ndrezaj punonte si murator në Theth dhe i riu i kishte kërkuar ti bënte disa rregullime në banesë.
47-vjeçari kishte refuzuar dhe Çunin e kishte kërcënuar se nuk do punonte në Theth.
Pak ditë më pas ai u zuri pritë dhe e qëlloi me automatik, duke e plagosur në këmbë.
