Aksident në Tiranë, makina përplas këmbësorin dhe largohet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Dhjetor 2021, 21:06
Një 41-vjeçar është aksidentuar mbrëmjen e sotme në kryeqytet.
Ngjarrja ka ndodhur rreth orës 20:00, në rrugën "Siri Kodra", ku një mjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. P dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi B. P, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.