Edhe Lushnja ndez dritat për Krishtlindje, fëmijë dhe prindër mbushin sheshin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Dhjetor 2021, 20:24
Lushnja ka ndezur mbrëmjen e sotme dritat e pemës së Krishtlindjeve në sheshin qendror te qytetit para bashkisë.
Sheshi qendror i qytetit u gjallërua edhe më tepër nga atmosfera e krijuar nga fëmijët e Qendrës Kulturore të Fëmijëve Lushnje, të cilët kërcyen nën ritmin e këngëve të gëzuara të Krishtlindjeve.
Mes tyre ka preferuar të bëjë dhe numërimin mbrapsht për ndezjen e dritave të pemës dhe kryetarja e Bashkisë Lushnje Sefa.
Për rreth 30 minuta qendra e qytetit është mbushur me tingujt e gëzuar të këngëve të Krishtlindjeve dhe britmat festive të qindra fëmijëve.
