Berisha: Në 8 vite Rama e ka diskriminuar Veriun më shumë se sa çdo pushtues
Nga Tropoja ku po mban Foltoren e radhës, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se ata të cilët deformojnë historinë dhe shkelin mbi gjakun e shqiptarëve
Ai theksoi se në 8 vite veriu i Shqipërisë është diskriminua më shumë se sa në çdo 8 vite të çdo pushtuesi të të gjitha kohërave.
Berisha: Ata të cilët deformojnë historinë dhe shkelin mbi gjakun e shqiptarëve që u thanë fuqive të mëdha se ne jemi komb dhe nuk i lëshojmë kurrë territoret tona. Ata shkruan me gjakun e tyre ndërgjegjen kombëtare. Prandaj të gjitha këto e bëjnë udhëtimin tim si një legjendë, gjysmë tokësor dhe gjysmë qiellor.
Në jemi mbledhur sot në një moment ku 8 vite me radhë Shqipëri ka kaluar nga një rekord i zi në një tjetër rekord të zi. Në 8 vite veriu i Shqipërisë është diskriminua më shumë se sa në çdo 8 vite të çdo pushtuesi të të gjitha kohërave. Asnjë investim nuk është bërë, përkundrazi, Edi Rama iu vu edhe taksën në rrugën e Kombit si armik i shqiptarëve. U vuri vizë ju, kurse shqiptarët e tjerë qarkullojnë pa taksa. I ka vënë taksë Veriut dhe Kosovës. Nuk po nxis përçarje, unë po luftoj përçarjet. Në 8 vite Rama dhe ministrat e tij shumëfishuan pasuritë e veta dhe varfëruan shqiptarët.

