Moti i keq në Elbasan, Shkumbini shkakton përmbytjet e para, dëmtohen argjinaturat

Gjatë gjithë ditës të djeshme në qarkun Elbasan ka pasur reshje të shumta shiu,  gjë që ka sjellë prani të inerteve, gurëve e aluvioneve në akset nacionale e ato rurale në të gjithë qarkun.

Akset nacionale

Elbasan-Qafë Thanë tek kthesat e Murrashit,

Cërrik-Gramsh-Moglicë në gjithë gjatësinë

Elbasan-Gjinar.

Më problematike ka qenë situata në aksin nacional Librazhd -Zgosht ku ka pasur rënie të një masivi dheu. Në asnjë moment nuk është ndërprerë qarkullimi i mjeteve, dhe firmat kontraktuese kanë qenë gjatë gjithë kohës në terren.

Gjithashtu janë shkaktuar disa problematika në Bashkinë Elbasan si në Nj.A Shushice ku Kolektori i ujrave të larta ka sjellë prurje të ngurta dhe ka dëmtuar argjinaturën e kanalit duke dalë në dy anët e duke shkaktuar përmbytje të tokave aty pranë.

Është ndërhyrë nga Ashp e bashkisë për riparimin e argjinaturës e për të eleminuar rrezikun e përmbytjes së banesave.

Në fshatin Mlizë diga e rezervuarit Mlizë u rrezikua nga prurjet e shumta,  u morën masa të menjëhershme me uljen e shkarkuesit dhe uljen e nivelit të ujit rreziku u kalua.

Në Fshatin Muriqan lumi Shkumbin pengon kullimin e ujrave për shkak të nivelit të lartë dhe ka disa përmbytje të vogla prej 1 ha.

Përsa i përket furnizimit me energji elektrike ka pasur ndërprerje të vazhdueshme në disa zona.

Në bashkinë Gramsh për shkak të transformatorit të tensionit të lartë në Shtërmen ka pasur ndërprerje të energjisë gjatë gjithë ditës. Defekti është eleminuar në orën 18.30 të së hënës, 29 nëntor.

Po punohet aktualisht për riparimin e linjave të furnizimit në Nj.A Gracen e Xibrake të bashkisë Elbasan.

Aktualisht NJ.A Orenje, Lunik janë pa energji elektrike si dhe Fidri i Shpatit në Elbasan.

Të gjitha bashkitë e tjera janë në rregull.

Moti i keq në Elbasan, Shkumbini shkakton përmbytjet e para,Moti i keq në Elbasan, Shkumbini shkakton përmbytjet e para,Moti i keq në Elbasan, Shkumbini shkakton përmbytjet e para,