Kapri: Mbroj tezën se kemi të bëjmë me një luftë civile edhe pse kishte një pushtues të huaj

Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, profesor Erald Kapri u shpreh se mbron tezën se ka një luftë civile edhe pse kishte një pushtues të huaj gjatë Luftës së Dytë botërore.

Ai theksoi se pak operacionit të dimrit kemi një marrëveshje të heshtur të pushtuesit gjerman dhe Enver Hoxhës, kur për 4 muaj nuk patëm asnjë shqetësim kundrejt njëri-tjetrit.

Kapri: Unë mbroj tezën se kemi të bëjmë me një luftë civile edhe pse kemi një pushtues të huaj. Këtë situatë e shohim edhe në shumë vende të tjera të rajonit. Komunistët janë të parët që shpallën thirrjen e luftës civile. Përballë kësaj lufte, Balli kombëtar mbajti një qëndrim asnjanësie.

Të gjitha palët shihnin interesin e tyre vetjak. Pak operacionit të dimrit kemi një marrëveshje të heshtur të pushtuesit gjerman dhe Enver Hoxhës, kur për 4 muaj nuk patëm asnjë shqetësim kundrejt njëri-tjetrit. Këtë kohë e shfrytëzoi Enver Hoxha për të zhvilluar operacionet e veta.