Kasmi: Një pjesëmarrje më gjithëpërfshirëse në Pezë do të kishte sjellë tjetër përfundim pas luftës

Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, Profesor Marenglen Kasmi u shpreh se një pjesëmarrje me gjithëpërfshirëse në Pezë sigurisht do të kishte çuar në një tjetër përfundim të pas luftës.

Ai theksoi se dallimi mes Ballit Kombëtar dhe Partisë Komuniste, ishte se PK shikonte luftën si mjet për të ardhur në pushtet, ndërsa Balli në qëndrimin e tij, kishte një dështim sepse periudha më problematike ishte ajo periudha e pushtimit gjerman.

Kasmi: Një pjesëmarrje me gjithëpërfshirëse në Pezë sigurisht do të kishte çuar në një tjetër përfundim të pas luftës. Mukja ishte një marrëveshje që ishte e dështuar që të dështonte qysh në fillim të saj, por po ashtu nuk është mëkat që një grupim politik kërkonte që të vinte në pushtet.

Dallimi mes Ballit Kombëtar dhe Partisë Komuniste, ishte se PK shikonte luftën si mjet për të ardhur në pushtet, ndërsa Balli në qëndrimin e tij, kishte një dështim sepse periudha më problematike ishte ajo periudha e pushtimit gjerman. Palët shqiptare u ndanë përballë pushtuesit. Historia fillon në tetor 1943, ku me pushtimin e gjermanëve, pas ikjes së italianëve, erdhën me një divizion relativisht të vogël. Ata shpreheshin se partizanët do t’i kishin kundërshtar dhe në tetor filluan një operacion kundër partizanëve.