Boçi: Edhe para formimit të Partisë Komuniste, kishte lëvizje rezistente, PKSH i konsolidoi ato

Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, Profesoreshë Sonila Boçi u shpreh se formimi i Partisë komuniste shqiptare e vuri organizimin e luftës dhe rezistencën anti-fashiste në aspekte të konsoliduara.

Ajo theksoi se Edhe më herët, para se të formohej kjo parti, kishte rezistencë që ishte e angazhuar kryesisht në çeta apo lëvizje intelektuale.

Boçi: Mua këto qëndrimet moraliste në analizat historike nuk me duket qëndrime prej studiuesi. Ne duhet të bëjmë një analizë të përgjithshme, të mira qofshin ngjarjet apo të këqija. Sigurisht që formimi i Partisë komuniste shqiptare e vuri organizimin e luftës dhe rezistencën anti-fashiste në aspekte të konsoliduara.

Edhe më herët, para se të formohej kjo parti, kishte rezistencë që ishte e angazhuar. Kishte edhe nxënës të shkolla apo elita intelektuale, apo edhe anti-zogistët konsiderohesh si anti italianë që ishin të angazhuar në rezistencë. Po a krijuar PKSH-së kishte forma të organizuara në çeta si rezistencë. Pika thelbësore ishte konferenca e Pezës.