Reshje të dendura bore po zbardhin Korçën, shikon si duket sot në mbrëmje
Nga Iris Rezhda Përditësimi i fundit 29 Nëntor 2021, 23:24
I gjithë qarku i Korçës është përfshirë nga reshje intensive të dëborës. Ulja e ndjeshme e temperaturae prej disa ditësh ka sjellë reshjet e para të borës për këtë dimër në qytetin e Korçës.
Reshjet më intensive kanë nisur në zonat malore të Dardhës e Voskopojës.
Mjetet borëpastruese janë në terren dhe po bëhet pastrimi dhe hedhja e kripës ne zonat e konsideruara si më problematike.
Drejtuesit e mjeteve apelohet të tregohen të kujdesshëm në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.