Milo: Pozicioni i Enver Hoxhës i qartë kundër gjermanëve, kishte biseda me Ballin për tu marrë vesh

Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, historiani Paskal Milo u shpreh se Enver Hoxha e thotë shumë qartë në një letër se lufta kundër gjermanëve është lufta kryesore.

Ai shtoi se pozicioni i Partisë Komunisti ishte që Balli të bashkohej në frontin e luftës nacionale anti-fashiste dhe ka pasur takime dhe ku është biseduar.

Milo: Enver Hoxha e thotë shumë qartë në një letër se lufta kundër gjermanëve është lufta kryesore e jona. E thotë shumë qartë dhe nuk vë në dyshim prioritetin e luftë skundër pushtuesve, por thotë se me Ballin nuk ka më pajtim. Ai tani e jep këtë si direktivë, por veprimet luftarake nuk filluan në 2 tetor, sepse gjatë gjithë tetorit ka pasur bisedime mes Ballit dhe Partisë Komuniste.

Pozicioni i Partisë Komunisti ishte që Balli të bashkohej në frontin e luftës nacionale anti-fashiste. Ka pasur takime dhe është biseduar. Pra, ka qenë një mundësi për tu marrë vesh. Nuk kemi luftë, edhe pse u shpall, por kemi bisedime për ta shmangur këtë luftë. Nëse Balli që kishte resurse të mëdha në raport me Partinë Komuniste, do të kishte luftuar pavarësisht se nën trysninë e PKSH-së.