Edhe Korça "vishet" me të bardha, trashësia e borës në Dardhë deri 30 cm, bllokohet Panariti

Reshjet e borës kanë vijuar gjatë gjithë natës në qarkun juglindor.

Nga informacionet e deritanishme, mësohet se trashësia në Dardhë ka arritur në 30 cm, prej km të 7 e në vazhdim.

Qarkullimi bëhet me zinxhirë. Ndërsa në Voskopojë, bora deri në 10 cm.

Mbrëmjen e djeshme 4 mjete janë bllokuar në afërsi të Voskopojës por ndërhyrja e borëpastrueses dhe ndihma e qytetarëve me mjete të larta kanë hapur qarkullimin.

Të gjitha akset nacionale janë të hapura e të qarkullueshme pa probleme.

Më tepër se 40 cm borë raportohet në fshatin Panarit. Lëvizja e banorëve u bllokua. E pamundur që ata të qarkullojnë drejt fshatrave fqinjë.

Raportohet për mungesë të energjisë elektrike në 6 fshatra të njësisë Dardhas në Pogradec dhe disa fshatra të Maliqit.

Pa energji elektrike edhe Vithkuqi dhe gjysma e Bilishtit.

FOTO nga Voskopoja

Edhe Korça "vishet" me të bardha, trashësia eEdhe Korça "vishet" me të bardha, trashësia eEdhe Korça "vishet" me të bardha, trashësia e

FOTO nga Panariti