Milo: Debati 28 apo 29 nëntor non sens, e ka nisur politika, shqiptarët të lodhur

Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, historiani Paskal Milo u shpreh se debatin për datën 28 ose 29 nëntor, e quan si një debat non sens.

Ai tha se data nuk është thelbi, por lufta anti-fashiste dhe se politika e ka krijuar një debat të tillë të kotë që ka lodhur shqiptarët.

Milo: Edhe në vitin 193 kur u hap ky debat në Kuvend dhe deri tani që po flas, e kam quajtur këtë debat për këtë datë një non sons. Sepse është i tillë, ne merremi në një ditë dhe harrojmë thelbin e vetë luftës që mbaroi me 29. Nuk është data thelbi i luftës anti-fashiste.

Unë prandaj e quaj non sens. Janë lodhur vetë shqiptarët me këtë debat shterpë dhe të nisur nga politika. Kështu filloi rituali i zakonshëm që ka degjeneruar në atë që shohim për vit. Në vet që të shkojmë të gjithë bashkë në atë moment, shkojmë të ndarë. Këtu duhen bashkuar të gjitha, të majtë dhe të djathtë.