Kasmi: Shërbimet amerikane e britanike bënë një eksperiment në Shqipëri për rrëzimin e komunizmit, dështuan
Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, Profesor Marenglen Kasmi u shpreh Shërbimet e fshehta amerikanë dhe britanikë bëjnë një eksperiment ku pritej që regjimi komunist të rrëzohet me shqiptarë.
Ai shtoi se kjo ishte e njëjta filozofi si me zbarkimin në Gjirin e Derrave në Kubë dhe tregoi se ishte një dështim edhe në vendin tonë.
Kasmi: Shërbimet e fshehta amerikane dhe britanike bënë një eksperiment dhe zgjedhin Shqipërinë, ashtu sikurse bëhet në vazhdimësi, që një regjim komunist që të rrëzohet me shqiptarë. Do të provohet nëse një sitëm i tillë rrezohet duke armatosur grupe të vogla të armatosur duke i lejuar që të hidhen në veprim në vendin e tyre.
Ky eksperiment dështoi. Është e njëjta filozofi si me zbarkimin në Gjirin e Derrave në Kubë dhe tregoi se nga dështimi në Shqipëri nuk nxorën asnjë mësim. Ajo që unë shikoj për tu kthyer, është çështja e konceptit të vlerave. Antifashizmi ka qenë një vlerë e përgjithshme, por nëse e dekorojmë një kryetar të një organizate që bashkëpunoi me ta, kështu vihet në pikëpyetje çështje e vlerave.

