"Foltorja" në New Jersey, Kokalari zbulon se kush do të marrë pjesë. Takimit i bashkohen edhe përfaqësues amerikanë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se më 5 dhjetor do të zhvillojë "Foltore" me demokratët e diasporës në New Jersey, Amerikë.
Evi Kokalai nëpërmjet një postimi në Facebook konfirmon pjesëmarrjen dhe gjithashtu bën me dije se i pranishëm në lidhjen virtuale do të jetë edhe Rick Loughery, Kryetar i Federatës të Republikanëve të Rinj të Amerikës.
"Në datë 5 Dhjetor do jem e pranishme në Foltoren me Diasporën që do mbahet në orën 12:00 pm në New Jersey, në adresën që vijon:
Marriott Hotel
138 New Pehle Avenue,
Saddle Brook, New Jersey, 07663
Në lidhje virtuale do jenë:
Dr. Sali Berisha & Rick Loughery, Kryetar i Federates të Republikanëve të Rinj të Amerikës.
#DiasporaFlet
Ndërkohë më 10 dhjetor, Sali Berisha ka njoftuar "foltoren" me demokratët e Tropojës në qytetin e Bajram Currit.
