Reshjet e dendura të shiut, përmbytet autostrada Sauk-Teg i vështirë qarkullimi i mjeteve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Nëntor 2021, 20:47
Si pasojë reshjeve të dendura të shiut, autostrada Sauk-Teg është përmbytur.
Siç shihet në videon e siguruar nga Ora News, qarkullimi i automjeteve bëhet me vështirësi.
Pak orë më parë breshëri zbardhi rrugët e Tiranës, ndërkohë që gjatë gjithë ditës i gjithë vendi është përfshirë nga reshjet e shumta të shiut.
I gjithë vendi është përfshirë ditët e fundit nga një mot i keq me reshje të dendura shiu në formën e stuhive, por edhe dëbora në veri, verilindje dhe juglindje të vendit.
Sot lumi Shkumbin e Vjosë kanë dalë nga shtrati, ndërkohë si pasojë e dëborës janë bllokuar shumë rrugë.
