Ishte zhdukur që më 28 tetor, identifikohet viktima që u gjet në kanal në Fier, djali i tij bëri kallëzim në polici

Është bërë identifikimi i personit që u gjet pa jetë dhe i dekompozuar në një kanal në fshatin Mujalli.

Policia bën me dije se viktima është shtetasi S. P., 70 vjeç, banues në lagjen "15 Tetori" Fier. Mësohet se djali i tij kishte bërë kallëzim në polici se i ati i cili vuante nga skleroza ishte larguar nga banesa që prej datës 28 tetor dhe nuk ishte kthyer më.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e sotme, u bë identifikimi i shtetasit i cili u gjet i dekompozuar në një kanal në fshatin Mujalli, shtetasi S. P., 70 vjeç, banues në lagjen "15 Tetori" Fier, për të cilin djali i tij ka bërë kallëzim në Polici në datë 28.10.2021 se i ati (i cili vuan nga sëmundja e sklerozës) është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.”- bën me dije policia.

Gjatë kqyrjes paraprake nga eksperti mjeko-ligjor, në trupin e shtetasit S. P. nuk janë konstatuar shenja dhune.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim.