Kapri: Debati 28 apo 29 nëntor simbolik, jo historik, të gjendej një datë tjetër kompromisi

Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, profesor Erald Kapri u shpreh se Thelbi është që krahu komunist mori gjithë meritën e luftës dhe krahu komunist imponoi versionin e vet.

Ai theksoi se debati nuk është në aspektin historik, por simbolik, pasi mund të gjendej një datë që të ishte një kompromis.

Kapri: Thelbi është këtu që krahu komunist mori gjithë meritën e luftës dhe krahu komunist imponoi versionin e vet. Debati nuk ishte në aspektin historik, se data mund të vihej edhe në 30, por çështja është se nëse data është imponuar me forcë, a mund të ishte një datë tjetër kompromisi?

Sot ndodh që njëra palë shkon dhe përulet me 28 dhe pala tjetër shkon dhe përulet me datë 29. Ata ndahen tek simbolika dhe jo tek lufta. Këto janë normale sepse edhe Rusia me Evropa festojnë çlirimin në dy data të ndryshme.