Pa para dhe bukë, shteti lë të moshuarin pa pension dhe e detyron të mbledhë kanaçe për mbijetesë

Ky është Hilë Berisha, 75 vjeç, me origjinë nga Shkodra, por që prej vitit 1990 i shpërngulur në kryeqytet.

Prej gati 5 muajsh atij i është ndërprerë pensioni ndërsa përgjegjëse bën institucionet.

"Kam qenë në pension, para 5 muajve punonjësit e bashkisë më kanë hequr pensionin."

Prej kaq muajsh ai tregon se fle herë me bukë dhe herë pa bukë.

"Pa pension, pa bukë, pa ujë. Ato i kam mbledhur për nesër për të hëngër bukë."

Tregon se të ardhurat po i siguron duke mbledhur materiale të riciklueshme.

"Mbledh kanaçe dhe kaq."

Me lot në sy ai kërkon drejtësi. Heqja e pensionit ja ka vështirësuar së tepërmi jetesën. Thotë se nuk ka ndihmën e askujt dhe dy miqtë e tij më të mirë janë këta dy qen.

Pa para dhe bukë, shteti lë të moshuarin pa pension dhe e

"Më shokë janë këta se ata që më marrin pensionin mua."

75-vjeçari jeton në Kombinat në rrugën "Dionis Filozofi" dhe rastin në media e denoncuan fqinjët e tij në mënyrë që shteti të marrë masa për këtë të moshuar që ditët e pleqërisë të mos i jetojë duke mbledhur kanaçe dhe duke vuajtur.