Pasi kreu marrëdhënie seksuale, Gruaja e denoncon: Më gënjeu, më premtoi se do të martoheshim

Një grua në Ferizaj ka denoncuar në Polici një burrë me të cilin me datë 6 nëntor kishte kryer marrëdhënie seksuale.

Sipas saj, ai i kishte premtuar se do ta martonte, por pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me të nuk e ka mbajtur premtimin.

Gruaja në fjalë bën me dije e me këtë person është njohur përmes rrjeteve sociale dhe më pas janë takuar.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se përmes rrjeteve sociale ishte njoftuar me të dyshuarin mashkull kosovar dhe me datën e lartcekur, kishte pasur marrëdhënie intime me të njëjtin duke premtuar se do ta martoj”, - thuhet në njoftimin e policisë.