Mediet ndërkombëtare jehonë sulmit me armë në Deçan me tri viktima
Ngjara e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku 3 persona humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një autobus në Gllogjan të Deçanit i cili po bartte nxënës.
Në mesin e viktimave si pasojë e të shtënave mbeti shoferi i autobusit si dhe dy nxënës, të moshës 17-vjeçare.
Autobusi po qarkullonte në relacionin Gjakovë – Deçan në kohën kur ndodhi gjuajtja me armë.
Ndërkohë, me këtë rast të rëndë që tronditi Kosovën mbrëmë kanë raportuar edhe mediet e mëdha ndërkombëtare si Reuters, Washington Post dhe AP News.
Reuters shkruan se një person i maskuar kishte hapur zjarr drejt autobusit që po transportonte pasagjerët gjithashtu edhe nxënësit e shkollave që po ktheheshin në shtëpi.
Ndërsa Washington Post gjithashtu citon edhe deklaratën ku Veton Elshani zëvendës-drejtor i policisë në Pejë tha se ishte vetëm një sulmues në këtë incident.

