Mësuesja e nxënëses së vrarë në Deçan mes lotëve: Ishte nxënëse e shkëlqyer

Kosovë është tronditur mbrëmjen e djeshme kur tre persona kanë vdekur pas një sulmi me armë zjarri mbi një autobus me nxënës në fshatin Gllogjan të Deçanit.

Si pasojë e të shtënave shoferi i autobusit dhe dy nxënës të moshës 17-vjeçare kanë mbetur të vdekur në krimin makabër.

Ndërkohë, Merita Cula, profesoresha e gjimnazit “Hysni Zajmi, e përshkruar mes lotëve nxënësen e saj që u vra në Gllogjan si nxënëse të shkëlqyer.

“Që tre vjet jam kujdestare e saj, mungesa nuk ka pasur. Në orën 18:00 e kanë pasur autobusin për në shtëpi, por sonte nuk arriti që të shkonte”, - tha ajo.