Berisha: Sipas sondazhit të Noto-s, socialistët ndjehen më afër Bashës, sesa vetë demokratët
Nga Kurbini ku po mban Foltoren e radhës, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Basha është shndërruar në një figurë të dashur për PS-në
Ai tha se sipas studimit të Noto-s, zgjedhësit socialistë janë shprehur se në 30% ndjehen më afër Bashën, ndërkohë që vetëm 24.9% të demokratëve ndihen afër me te.
Berisha: Peng-Basha është shndërruar në një figurë të dashur për PS-në. Këtë e thonë të dhënat. E thonë tellallët e saj që mbushin ekranet që i dalin atij zot dhe hedhin vrer ndaj Foltores sepse ajo i tmerron ato. E thotë vetë Rama që thoshte se problem ka Berishën, se Basha është çun i mirë dhe merret vesh.
Edhe mbrëmë kreu i Meduzës ai deklaroi se mes Bashës dhe Berishës, unë e kam gurin e rëndë në qafë. Edvin, bashkë me Bashën dhe gurin do tu rrokullis të treve. Je i pashpresë! Sipas studimit të Noto-s, zgjedhësit socialistë janë shprehur se në 30% ndjehen më afër Bashën, ndërkohë që vetëm 24.9% të demokratëve ndihen afër me te.
Ndërsa të pyetur nëse ndihen më afër me Berishën, vetëm 7% e demokratëve ndihen më afër me Bashën. Beteja jonë është që deri në 11 dhjetor, kjo shifër të shkojë në 0.2%.
