Dy qeveritë shqiptare brenda sallës "Oligarku", simbolika e fortë në Elbasan

Ashtu si 109 vite më parë kur delegacioni i Kosovës u nis drejt Shqipërisë për t'iu bashkuar Ismail Qemalit, qeveria e Kosovës mbërriti sot në Elbasan në një kohë me shi.

Edhe pse jo mbi kuaj por të gjithë më furgonë ndryshe nga ministrat shqiptarë që e bënë udhëtimin e tyre secili në makinat e dikasterit që përfaqësojnë.

Në një sallë të arreduar bukur për rastësi quhet salla "Oligarku" por që mbarte simbolet e dy flamujve kombëtarë si pjesë e sixhadeve, traditë e dy vendeve tona.

Kryeministrat Rama dhe Kurti e konsideruan këtë një shenjë të mbarë.

Rama: Gjithë këto pika që kemi mbi kokë të jenë ogur i mirë.

Pa një të parë në krye të odës dhe balla për ballë qeveritë prezantuan 16 nismat e përbashkëta.

Rama: Të kemi një abetare të gjuhës shqipe në Shqipëri, në Kosovë.

Por Albin Kurti nga ana e tij shprehu shqetësimin për zvetnimin e marrëdhënieve të shqipëtarëve në dy anët e kufirit.

Kurti: Thoshte se jemi si një lis me dy degë, pra me pak fjalë jemi një. Ajo që ndjej sidomos në Kosovë, e cila e kaloi shekullin e fundit duke valvitur flamurin kombëtar, është se ka një lloj ndrydhje të dëshirave dhe ndjenjave kur flitet për Shqipërinë.

109 vite më parë Kosova ishte në luftë me Serbinë e tashmë në dialog për njohjen e pavarësisë ndaj dhe Kurti edhe njëherë solli në vëmendje ndartjen e shqiptarëve dhe dy shtete.

Kurti: Të thuash se jemi të lumtur që jemi një komb i ndarë do të ishte marrëzi, të thuash se jemi të lumtur që kemi dy shtete sepse kështu jemi më të fortë do të ishte sa tepri aq edhe shkurtpamësi, të thuash se angazhohesh për bashkim kombëtar të quajnë nacionalist e të thuash se do të bashkohemi në BE të shquajnë për diplomat.

Mbledhjes së qeverisë ja lanë vendin konferencat për shtyp ku Rama pranoi debatet për Open Balkan por edhe pamundësinë historike për bashkimin në një shtet.

Edhe Albin Kurti doli i kënaqur nga bisedimet teksa shpreson për më shumë diell.