Berisha: Qeveria dënon të riun për 2 gram kanabis dhe mbron qeveritarin për tonelata kokainë

Nga Kurbini ku po mban Foltoren e radhës, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se kjo qeveri dënon qytetarin dhe të riun për 2 gram kanabis dhe mbron qeveritarin për tonelata të tëra kokainë.

Ai tha se në 5 vite 530 mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria, pasi një mur i tmerrshëm korrupsioni është ngritur me shpejtësi të madhe.

Berisha: Kjo qeveri dënon qytetarin dhe të riun për 2 gram kanabis dhe mbron qeveritarin për tonelata të tëra kokainë. Në asnjë vend tjetër nuk ndodh kjo që organet e drejtësisë të jenë mburojë për ndëshkimi ne zyrtarëve dhe qeveritarëve.

Në 5 vite 530 mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria. Një mur i tmerrshëm korrupsioni është ngritur me shpejtësi të madhe. Ne jemi sot vendi i dytë në botë për korrupsion dhe si qendër operacionale e grupeve kriminale. Shqipëria është shpallur vendi i vetëm në Evropë si narko-shtet. Këtu opozita e peng Bashës kaloi nga dështimi në dështim.