Një abetare e përbashkët Shqipëri - Kosovë

Si 109 vite më parë kur delegacioni i Kosovës u nis drejt Shqipërisë për tiu bashkuar Ismail Qemalit, qeveria e Kosovës mbërriti sot në një kohë me shi.

Por ndryshe nga atëherë, ministrat mbërritën në Elbasan me furgon. Ndërsa ministrat e kabinetit Rama me makinat e tyre.

Kryeministri Edi Rama i propozoi sot kryeministrit të Kosovës Albin Kurti një abetare unike për të dy vendet dhe më pas një abetare e tillë të shpërndahet kudo ku ka shqiptarë.

Rama informoi Albin Kurtin për dakordësinë  në mbledhjen e fundit të këshillit të ministrave që të punojnë që në vitin e ardhshëm Shqipëria të ketë gati abetaren e unifikuar.

“Nëse biem dakord të kemi një abetare në Shqipëri e Kosovë. Do na duhet një punë cilësore që të bëjmë një libër të shenjtë laik të gjithë shqiptarëve që të mbetet si objekt i çmuar në të gjitha bibliotekat që si fëmijë e marrin si libër të çmuar për të mësuar dhe e mbajnë si kujtim. Të bëjmë një libër që dhe nga pikëpamja e objektit të jetë e veçantë.”

Mbledhja e dy qeverive Shqipëri - Kosovë mbahet në Elbasan.