"O bacil, o bacil" Kujtim Gjuzi kujton vërejtjen e Berishës: Nëse të dëgjoj edhe njëherë tjetër, do kesh problem me mua
Kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, kujtoi një vërejtje, që i ksihte bërë Sali berisha, kur ishte 17 vjeç.
I ftuar në emisionin "D-Night" me Dajana Shabanin në Rtv Ora, Gjuzi rrëfen historinë e tij me Sali Berishën.
Kujtim Gjuzi: "Kur unë isha 17 vjeç e kur kalonin studentët e mjekësisë ne i thoshim " o bacil, o bacil" por pa e ditur se çfarë ishte bacili. Doktor Berisha kalonte nga ana tjetër, dhe erdhi te ne. Më pa mua të veshur me kostum e me kollare dhe më tha hajde këtu. Nuk është se u tremba, por kur sheh një profesor, doktor stepesh pak. Më tha "nëse ti edhe njëherë tjetër të dëgjoj, që i thua studentëve të mi bacil, ti do kesh problem me mua." Dhe ne nuk thamë më bacil. Kur shkova në shtëpi, hapa librat dhe pash se bacil do të thoshte mikrob".
