A bëhet vjehrra nënë e dytë? Qytetari: Jo, njeriu nuk lind nga dy nëna, nga dy baballarë po
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Nëntor 2021, 09:32
Rivale, shoqe, armiku më i madh apo nënë e dytë? Çfarë është vjehrra për ju? A do e quanit nënë të dytë?
Kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop me Enkin në emisionin "Ditë e Re" në ekranin e RTV Ora.
Mesa duket marrëdhënia vjehërr-nuse/ vjehërr-dhëndër janë relative. Disa e konsiderojnë nënë të dytë, e disa të tjerë si nënën e partnerit.
"E konsideroj si nënë time vjehrrën", u shpreh një qytetar për mikrofonin e RTV Ora.
Ndërsa një tjetër thotë se vjehrra nuk bëhet kurrë nënë.
"Vjehrra nuk bëhet kurrë nënë. Nuk lind njeri nga dy nëna, nga dy baballarë po."
Përplasi dhe kanosi me fjalë 34-vjeçaren, një i arrestuar në Elbasan
26 Nëntor, 09:25


